Thelle-thelle e dua veten time. Shume thelle ama.
Me pelqen tipi im dhe do te doja te kishte shume njerez si une. Ja, e thash troc.
Nuk jam mendjemadh, nuk kam shume teka, nuk bej si interesant, toleroj dhe perpiqem te kuptoj. Rri shoh punen time dhe nuk bej shume fjale. Ok, ndoshta s’me pelqen pamja aq shume, por ndoshta ngaqe jam mesuar duke e pare dhe s’me duket e vecante. Por nganjehere harroj cfare njeriu jam nga brenda dhe duket sikur nuk e dua veten. Ne fakt e dua shume. Dhe s’ka asgje te keqe. Njerezit te cilet e duan veten gjykohen. Jemi mesuar ta ndeshkojme veten dhe ta percmojme, mos ta vleresojme aq sa duhet, kur ne fakt gjeja e pare qe duhet bere ne mengjes eshte te dalesh para pasqyres dhe te buzeqeshesh i lumtur qe je Ti dhe jo dikush tjeter.