Korçë, Albania
Gazetar dhe producent profesionist, i shkolluar në Hollandë dhe Danimarkë, dhe i specializuar në Hollandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Radio ka qenë dhe mbetet një nga pasionet e mia, që e kam ndarë me dëgjuesit shqiptarë përmes valëve të Radio Tiranës, Radio Korçës dhe ABC Radio. Radio-programet më të njohura që unë kam prezantuar ishin një seri programesh radiofonike të gazetarisë hulumtuese, të quajtura "Një vesh që dëgjon"; një format inovator dhe interaktiv i transmetuar në radion private ABC.
Gjatë 2012-2013 kam qenë në SHBA, si studiues në kuadër të programit Fulbright (Humphrey Fellowship) për gazetarët profesionistë. Aftësitë e mia komunikuese i kam përdorur për të kontribuar përmes angazhimeve me organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Në ditët e sotme unë jam një profesionist i lirë; i bekuar që kam mundësinë të përfshihem në kauza të rëndësishme e me interes për mua, siç janë liria e medias, të drejtat e kafshëve, mbrojtja e natyrës, spiritualiteti dhe besimi i krishter.
Followers (11)
See allGet the Mixcloud app
All shows
