Erand Mehmetaj's profile picture

Erand Mehmetaj

Kurrë mos më krahaso me të tjerët sepse Unë jam thjesht Unë! ;) Respektoj ata që më respektojnë. Më pëlqejnë shakatë por ato që nuk prekin dhe nuk ulin personalitetin e nje personi. Nuk më pëlqen të luaj me ndjenjat e të tjerëve dhe prandaj në shumicën e rasteve i them gjërat troç ashtu siç i mendoj, ashtu siç i ndjej me zemer dhe preferoj të mi thonë gjithashtu troç. Respektoj çdo njeri çfarëdolloj origjine apo ngjyre të jetë. Nuk më pëlqen të gjykoj jetën e të tjerëve por nuk lejoj të gjykojnë as jetën time. Jam me mendimin që duhet të bëjmë në jetë atë që na bën të lumtur dhe jo atë që duhet bërë. Jeta është shumë e shkurtër për tu marrë me gjëra pa vlerë ndaj nuk keqkuptohem kollaj. Nuk bazohem kurrë vetëm te aparenca, nuk më interesojnë fjalët e bukura, vlerësoj gjestet e vogla por me shumë kuptim. Nuk dua t'ja di se kush ka lekë dhe kush nuk ka, secili i ka për vete. Urrej ata njerëz që mburren për pamjen fizike dhe për pasurinë që mund të kenë. Më pëlqen ti shikoj njerëzit në sy