All shows

Tirana, Albania
Trans World Radio Albania
Është themeluar në qershor të vitit 2003. Disa drejtues të kishave ungjillore Shqiptare, nën drejtimin e pastor Albert Dostit iu përgjigjën thirrjes së drejtuesve të TWR në Evropë dhe krijuan bordin e fondacionit me dëshirën e mirë për të kontribuar në rritjen shpirtërore të kishës shqipta
'TWR Albania' është partneri Shqiptar i TWR (Trans World Radio), networkut më të madh mediatik të krishterë në botë. TWR prodhon dhe transmeton programe në mbi 225 gjuhë dhe dialekte te botës.
'TWR Albania' përfaqëson kisha dhe denominacione të ndryshme. Duke besuar në fuqinë e radios për të ndryshuar kombin tonë, bordi i fondacionit dhe stafi janë të përkushtuar të sjellin programe radiofonike cilësore dhe të punojnë në mënyra të ndryshme për të prezantuar Ungjillin para çdo Shqiptari, brenda dhe jashtë kufijve tokësorë.
Sot 'TWR Albania' prodhon programe për burra, për gra në shqip dhe në gjuhën rome, programe për adoleshentë, programe për misionarë, drejtues dhe fëmijë.
