Keep up to date with every new upload!

Join free & follow Behare Bajraktari
Share
  • 5
  • 1 month ago
Zana Berisha- Menaxhere e projektit per te drejtat pronesore USAID   ON AIR RTK-RADIO     23.05.2019

Zana Berisha- Menaxhere e projektit per te drejtat pronesore USAID ON AIR RTK-RADIO 23.05.2019

Çështjet e të drejtave pronësore dhe sa mbrohen ato janë shumë komplekse dhe ndikojnë në të
gjitha komunitetet në Kosovë. Ato ndikojnë në të gjitha aspektet e jetës në shoqërinë, e cila
vazhdon të mbetet thellësisht e ndarë sipas përkatësisë gjinore.
Femrat në Kosovë përfaqësojnë një grup shoqëror ku modernizimi dhe ndryshimi
dinamik shoqëror i trajton me traditat konservative kur është fjala për statusin e grave.
Liget e Kosovës garantojnë të drejtat e barabarta për meshkujt dhe femrat, por pesha e
kulturës dhe traditës dhe ndikimi negativ i varfërisë dhe arsimimit të dobët flasin kundër ndonjë
barazie reale. Femrat janë veçanërisht në pozitë të keqe kur është fjala të drejtave pronësore dhe
zotërimit aktual të pronës.
Në shumë familje shqiptare anembanë Kosovës (veçanërisht ato që janë të varfra ose nga zonat rurale), femrat nuk trashëgojnë pronë kur u vdesin baballarët ose burrat...

Comments