Keep up to date with every new upload!

Join free & follow Behare Bajraktari
Share
Trim Musliu - Producent filmi

Trim Musliu - Producent filmi

Në bazë të sukseseve të arritura Trim Musliu si producent i filmit ‘Home Sweet Home’, është anëtarësuar në Akademinë e Filmit Evropian.
Trim Musliu është pranuar në kuadër të një programi për artistë të rinj që kanë pasur sukses ndërkombëtar dhe janë nën moshën 36 vjeç”.
Kosova tashmë i ka 17 anëtarë me të drejtë vote në Akademinë Evropiane të Filmit, e cila ndan një nga çmimet më të rëndësishme kinematografike, që konsiderohet “Oscar” evropian.

Në këtë Akademi janë të anëtarësuar mbi 2700 personalitete të përfshirë në industrinë e filmit në Evropë. Anëtarësimi në Akademinë Evropiane të Filmit gjithashtu nënkupton se ata do të mund të marrin pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të European Film Aëards, ceremoni kjo që ka të njëjtën rëndësi si ajo e ndarjes së çmimeve Oskar nga Akademia Amerikane e Filmit.

Comments