Keep up to date with every new upload!

Join free & follow Behare Bajraktari
Share
  • 87
  • 4 weeks ago
Remzije Zeka-Sherifi - Meryhill Integration Network                 ON AIR RTK-RADIO      22.05.2019

Remzije Zeka-Sherifi - Meryhill Integration Network ON AIR RTK-RADIO 22.05.2019

Remzije Zeka Sherifi, e cila jeton në Glasgow të Skocisë, fitoi për merita të veçanta, teksa ishte në konkurencë me 10 personalitete të jetës publike britanike për këtë çmim, Remzija u vlerësua edhe me votën e publikut.
E nomimuar mes grave të shquara dhe me famë botërore siç është Myrtle Simpson, eksploruese e Arktikut; baroneshën dhe profesoreshën e Kriminalistikës, Sue Black, e cila në vitin 1999 ka drejtuar ekipin e mjekëve të Kriminalistikës që kanë bërë identifikimin e viktimave të luftës në Kosovë; kritiken e Teatrit, Joyce McMillan; apo këngëtaren Horse McDonald”.
Ajo është themeluesja e produksionit ndërkombëtar të vallëzimit modern “Echo Production”, e ka hapur shumë ekspozita me temë nga Ballkani nëpër muzeumet e Skocisë, me titull "The New scots" në bashkëpunim me “Glasgow Life”, me eksponentë që përfaqësojnë komunitetet e ndryshme dhe veçanërisht ato shqiptare. Në vitin 2017, ajo u zgjodh në mesin e 10 grave të shquara të Skocisë.

Comments